Vëlla e motër 5 dhe 3 vjeç vdesin pasi hanë fruta helmuese

11:51 23/10/2021

Një vëlla dhe motër 5 dhe 3 vjeç kanë vdekur pasi hëngrën fruta helmuese të gjetura në kopshtin e gjyshes së tyre.

Jhofran Chaya, pesë vjeç, dhe motra e tij Amira Chaya, tre vjeç, menduan se po hanin mollë dhe fillimisht u ndjenë mirë, por rreth një orë më vonë ata të dy filluan të vjellin dhe të pësonin konvulsione, sipas Mirror.

Ata kishin ngrënë fruta të kuqe nga një pemë e njohur në vend si ‘bola de toro’ ose ‘huevo de toro’ (tevetia ahouai), e cila mund të rritet deri në 10 metra e gjatë, raportuan mediat lokale.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Montecitos të Kolumbisë të dielën e kaluar, ku dy fëmijët po luftonin me jetën në spital.

Ata qëndruan atje për dy ditë derisa vdiqën, sipas gazetës lokale të lajmeve El Pilon.

Babai i shkatërruar i fëmijëve tha: Djali hëngri gjashtë fruta dhe vajza katër. Ne i çuam në spital që të mund të trajtoheshin, por meqë jemi nga Venezuela dhe sigurimi që ata kishin nuk vlente shumë. Vajza u përkeqësua dhe i dhanë serum derisa u dërgua në ICU, ku edhe vdiq.

Prindërit e fëmijëve vendosën të kërkonin ndihmë nga Zyra e Ombudsmanit të Kolumbisë në mënyrë që djali i tyre të transferohej në një spital më të mirë në qytetin e Cucuta.

Edhe pse transferimi ishte i autorizuar, djali pësoi një arrest kardiak gjatë rrugës dhe vdiq. Fëmijët kishin mbërritur në Kolumbi me prindërit e tyre nga Venezuela, vend i cili po kalonte një krizë socio-ekonomike dhe politike që nga viti 2010.

Ata po qëndronin në shtëpinë e gjyshes ku ndodhi edhe tragjedia.

Fqinji Jesus Elias Vanegas i tha Noticias RCN: Fëmijët menduan se ishin mollë dhe i hëngrën. Në atë kohë nuk ndodhi asgjë, por disa orë më vonë filluan të vjellin dhe shfaqën të gjitha simptomat e helmimit.

Pas incidentit, komisioneri i policisë së fshatit, Jesus Emilio Sanchez, urdhëroi të gjithë në fshat që kishin ‘bola de toro’ në pronën e tyre t’i heqin qafe shkurret helmuese ndryshe rrezikojnë të gjobiten.

Raportohet se bima zbukuruese është e zakonshme në këtë zonë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *