Vëlla e motër humbasin jetën si pasojë e shpërthimit të fishekzjarreve

22:35 15/07/2022

Një djalë 7-vjeçar dhe motra e tij më e madhe 24-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fishekzjarreve në Ditën Kombëtare të Francës në qytetin perëndimor të Cholet.

 “Shpërtheu në mes të njerëzve”, tha kryebashkiaku Gilles Bourdouleix.

Ai tha se viktimat ishin me anëtarët e tjerë të familjes 50 metra nga vendi ku po lëshoheshin fishekzjarret. Shpërthimi i fuqishëm i fishekzjarreve bëri që të pranishmit që ishin mbledhur për të shijuar atmosferën e ditës së shënuar, të iknin të panikosur nga zona.

7-vjeçari ndërroi jetë menjëherë, ndërsa morat e tij 24-vjeçare vdiq disa momente më pas nga një atak në zemër, sipas raportimeve franceze. Prokurorët vendas kanë hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia.

Cholet po mbante shfaqjen e parë të fishekzjarreve të Ditës së Bastilës pas tre vjetësh për shkak të pandemisë Covid. Shpërthimi ndodhi pak pas orës 22:00 me orën lokale të enjten mbrëma në një fushë futbolli në një distancë të shkurtër nga pika e lëshimit të fishekzjarreve.

“Filloi si një shfaqje me të vërtetë e bukur fishekzjarresh. Pastaj papritmas një fishekzjarr i madh erdhi drejt nesh dhe shpërtheu në turmë, duke shkaktuar shumë dëme. Të gjithë u ngritën dhe bërtisnin dhe filluan të shuanin flakët me këmbë ose çfarëdo që kishim në duar”, tha një dëshmitar.

Prokurori publik Éric Bouillard, i tha Le Parisien se sipas hetimeve fillestare, një nga blloqet e fishekzjarreve kishte keqfunksionuar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.