Vëllai i Madh surprizon Eglën, e ëma mbërrin në Shtëpi: O ilaç që më ke shëruar, e përmbusha amanetin e babit…

23:42 – 24.02.2024

Vëllai i Madh surprizon Eglën, e ëma mbërrin në Shtëpi: O ilaç që më ke shëruar, e përmbusha amanetin e babit...

vellai i madh surprizon eglen e ema mberrin ne shtepi o ilac qe me ke sheruar e permbusha amanetin e babit
vellai i madh surprizon eglen e ema mberrin ne shtepi o ilac qe me ke sheruar e permbusha amanetin e babit

Pas linjës së jetës, Egla është surprizuar nga e ëma, Esma Ceno, e cila është shprehur tepër e kënaqur me lojën e së bijës në Big Brother, duke e konsideruar atë djalë.

Në Big Brother, zonja Esma është shprehur se ka përmbushur amanitin e bashkëshortit, duke i rritur vetë fëmijët.

Ledioni: Egla e kishe menduar ndonjëherë se publiku do të duartrokiste jetën tënde dhe jo një shfaqe?

Egla: Asnjëherë.

Ledioni: Egla, ti flet pak dhe nuk loton shpesh. Madje hera e parë që ti derdhe lot në Big Brother është kur dëgjove një telefonatë të vëllait. A ke frikë ta tregosh veten tënde pa të gjitha këto mburoja, ato që i përshkruan si role?

Egla: Po kam, sepse pa to ndihem e dobët, e brishtë. Më pëlqen të ngre mburoja, ta ndjej veten të mbrojtur. Më pëlqen të testoj ambientin ku shkel që të mos zhtytem. Nuk kam qejf të nxihem dhe të plagosem sepse nuk kam as moshë. Stazhionimi vazhdon.

Ledioni: Humbja e babait ka qenë humbja më e madhe. Cili është kujtimi më i bukur me të?

Egla: Kishte një xhaketë ai, me një të carë nga pas. Një kishin në kohën e komunizmit një kishin burrat. Atë grinë dhe unë jam rritur pas bishtit të asaj xhakete. Kam njohur të gjithë lirinë e botës nga ai njeri. Jam mirënjohëse për këtë dhe sot e kësaj dite që po shkoj në moshën që ai iku, miqtë e tij vazhdojnë dhe më thërrasin Ceno, çupa e babit. Vajza e Genit. Unë jam krenare për babin tim dhe do të kisha dashur që të kishte rritur vëllezërit dhe t’u kishte mësuar shumë gjëra që vetëm burrat dinë ta bëjnë, të kishim marrë pak më tepër dashuri. Jo se më ka munguar ajo e mamit, por vajzat janë pak më tepër të lidhura me babin.

Ledioni: Jam i lumtur që për disa çaste le mburojën tënde…

Egla: Do të ma paguash kur të dalë…

Ledioni: Kur të duash.

Egla: Nuk ka njeri për mua? Thash se më kishe sjellë mamin?

Ledioni: Mamin jo, por fustanin që të la ty të kuptoje se jeta vazhdon, nuk është gjithmonë e drejtë, nuk është gjithmonë e lehtë, ditët nuk janë gjithm,onë me diell, por janë bërë për të jetuar dhe ky fustani që është thjesht një send, mbante në vetëvete një forcë të madhe që pas një humbje të madhe të merrje një fitore të madhe dhe të dilje e para.

Egla: Mami…

Zonja Esma: O zemra e mamit, jeta e mamit.

Egla: Nuk ke turp që dole në televizor? Mos qaj këtu, ç’ke që qan.

Zonja Esma: Bravo, një bravo të madhe.

Ledioni: Zonja Esma, mirëseerdhët në Big Brother për Eglën. E di që ajo do të donte t’u shihte aty për ti dhënë forcë.

Zonja Esma: Amaneti i tij ishte më mbajë fëmijët, dhe unë e mbajta, i rrita ata.

Egla: Jam bërë vajzë e keqe?

Zonja Esma: Po ti s’ke qenë ndonjëherë moj. Po ti je djalë, nuk je vajzë moj budallaqe.

Egla: Mos thuaj djalë sepse na akuzojnë për seksizëm pastaj.

Zonja Esma: Jo moj. Djalë në kuptimin e mirë të fjalët.

Egla: Sa mirë që erdhe, më ke ngrohur shpirtin.

Zonja Esma: O ilaç, më ke shëruar.

Egla: Je ngrohur?

Zonja Esma: Po.

Egla: Divani të erdhi?

Zonja Esma: Po.

Egla: Tapeti? Perdet i bëre?

Zonja Esma: Po.

Egla: Do pyes. A ngrohesh?

Zonja Esma: Po, kam harruar gjithçka.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts