Vëllezërit suedezë akuzohen si spiunë të Rusisë

10:19 12/11/2022

Dy vëllezër janë akuzuar në Suedi se kanë spiunuar për Rusinë për një periudhë 10-veçare. Të dy raportohet se kanë punuar për shërbimet e sigurisë së Suedisë dhe një prej tyre ishte drejtues i lartë në një agjenci qeveritare kur u arrestua vitin e kaluar.

Hetuesit kanë sekuestruar celularët e tyre, një hard drive, para cash dhe transaksione. Të dyshuarit mohojnë që të kenë bërë ndonjë krim. Peyman Kia, 42 vjeç, dhe Payam Kia, 35 vjeç, besohet se kanë punuar së bashku për të kaluar informacione për shërbimin inteligjent ushtarak të Rusisë, GRU.

Ata u arrestuan në vitin 2021 dhe që prej atëherë ndodhen në qeli. Të dy akuzohen për spiunazh të rëndë. Peyman Kia është akuzuar gjithashtu për trajtim të paautorizuar të informacionit sekret.

Kryeprokurori i Suedisë, Per Lindqvist, e ka përshkruar çështjen si shumë të vështirë për t’u hetuar. Ai ka shtuar se dy vëllezërit dyshohen për krim të rëndë që ka shënjestruar sistemin e inteligjencës dhe sigurisë suedeze.

Informacioni sekret, i cili sipas Lindqvist mund të rezultojë në “dëm për sigurinë e Suedisë” nëse ka rënë në duart e një fuqie të huaj, thuhet se u mblodh ndërsa 42-vjeçari Kia ishte i punësuar në shërbimet e sigurisë dhe ushtrinë suedeze.

Mediat shkruajnë se ata kanë punuar po ashtu edhe në një organ top sekret të shërbimeve të inteligjencës së Suedisë.

Gjatë arrestimit, vëllai 35-vjeçar ka shkatërruar dhe thyer një hard drive. Autoritetet e gjetën atë në një kosh plehrash. Nëse gjenden fajtorë vëllezërit pritet të dënohen me burgim të përjetshëm, ose minimalisht 20-25 vite burg në Suedi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts