“Vend krimi”, këshilltarët bashkiak të opozitës në vendgrumbullimin e mbetjeve: 15 hektarë tokë u zaptua nga mafia e inceneratorëve

vend krimi keshilltaret bashkiak te opozites ne vendgrumbullimin e mbetjeve 15 hektare toke u zaptua nga mafia e inceneratoreve
vend krimi keshilltaret bashkiak te opozites ne vendgrumbullimin e mbetjeve 15 hektare toke u zaptua nga mafia e inceneratoreve

Këshilltarët e opozitës në Bashkinë Tiranë këmbëngulin se institucioni që drejton dhe administrn kryeqytetin ka shkelur ligjin në ndërrimin e inceneratorit. Sipas Ilir Alimehmeti janë 15 hektarë tokë janë zaptuar në mënyrë të paligjshme dhe hidhen dherat nga kompanitë e ndërtimit.

Alimehmeti: Kemi kërkuar informacion publik me muaj ndaj Bashkisë Tiranë. Nuk e kemi marrë. Ky është territori që është zaptu, këtu është bërë dëmi mjedisor, këtu janë shkelur të gjitha ligjet nga të gjitha institucionet shtetërore.

Këshilltari i PL-së Endrit Braimllari e duke e konsideruar si masakër, flet për një zonë krimi me 15 mijë metra katror të zaptuara.

Braimllari: Të vijnë këtu institucionet shtetërore që të verifikojnë nga afër këtë masakër, këtë krim që ka ndodhur në landfilldin e Sharrës.

Blushi: Është një vend krimi që duhej rrethuar nga policia, IKMT-ja dhe sigurisht edhe nga SPAK-u për t’u treguar banorëve të Tiranës se si kjo pronë publike është tjetërsuar për llogari të mafies së inceneratorëve.

Partia e Lirisë ka depozituar në Prokurorinë Speciale një kallzim, duke pretenduar për shkelje ligjore në depozitimin e dherave në 15 hektarë tokë pronë publike.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts