Vendbanim palafit 8500-vjeçar në Lin të Pogradecit, arkeologët bëjnë zbulimin e rrallë

vendbanim palafit 8500 vjecar ne lin te pogradecit arkeologet bejne zbulimin e rralle
vendbanim palafit 8500 vjecar ne lin te pogradecit arkeologet bejne zbulimin e rralle

“Një zbulim i rrallë ka dalë në dritë në Buqezë të Pogradecit (pranë Linit). Prej 8500-vjetësh aty ekziston vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë. Arkeologët e Universitetit të Bernës në bashkëpunim me arkeologët tanë kanë konfirmuar zbulimin e vendbanimit (ndërtim mbi pilota druri ngulur në liqen), që i ka entuziasmuar mjaft. Gjetjet pas gërmimeve kanë faktuar se ky vendbanim i lashtë, ishte qendra ku 8500 vjet më parë ka qenë zhvilluar bujqësia, zejtaria dhe peshkimi”.

Kështu shkruan në FB Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole, i cili referuar bisedave me Albert Hafner Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës dhe Adrian Anastasi që drejtojnë gërmimet, shton se “kemi të bëjmë me një vendbanim shumë më të lashtë se ato të gjetura në pjesën jugore të Italisë e në gjithë Europën.

Madje arkeologët zviceranë pohuan se vendbanimi palafit i Linit është 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër”.

“Ky zbulim i ri përveçse ka vlerë të padiskutueshme historike dhe arkeologjike, do të jetë një pikë e re referimi për turizmin tonë”, shkruan Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts