Vendet e Europës nisin dozën e tretë

14:03 03/09/2021

Qiproja dhe Italia do t’a aplikojnë tek grupmoshat mbi 65 vjeç dhe me sistem të dobët imunitar

Qiproja dhe Italia u bënë vendet e fundit në Evropë që njoftuan se do të fillojnë të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit. Qeveria italiane do të aplikojë tek grupet me rrezik të lartë infektimit siç janë ato me sistem të dobët imunitar, duke nisur nga fundi i këtij muaji. Kryeministri Mario Draghi ka deklaruar se në Itali janë vaksinuar 70 për qind e qytetarëve të moshës 12 vjeç e lart.

Ndërsa Qiproja do të japë dozën e tretë tek personat mbi 65 vjeç dhe banorëve të shtëpive të kujdesit, vaksinimi i plotë i të cilëve është bërë para më shumë se gjashtë muajsh. Franca ishte vendi i parë i Bashkimit Europian që ka nisur të japë doza përforcuese për njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.

Autoritetet shëndetësore spanjolle po shqyrtojnë veprime të ngjashme. Në fillim të kësaj jave, Bashkimi Evropian në tërësi ka arritur objektivin e tij fillestar për vaksinimin e 70 për qind të të rriturve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar vendet e pasura që po përgatiten për të siguruar doza përforcuese, derisa vendet e varfra luftojnë ende për të siguruar furnizimet me doza të para.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve është shprehur më herët se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë urgjente për dozën e tretë, porse ajo duhet të merret parasysh për njerëzit me sistem të dobët imunitar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *