Vendet e OPEC do të rrisin prodhimin e naftës

13:42 04/08/2022

Pritet deri në 100 mijë fuçi në muajin Shtator, rriten çmimet në bursa

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës OPEC dhe aleatët e saj kanë bërë thirrje për një rritje të prodhimit për të frenuar çmimet e larta të naftës së papërpunuar. Aleanca e naftës vendosi të rrisë prodhimin me 100,000 fuçi në ditë për muajin Shtator, sipas një deklarate të OPEC-ut të lëshuar pas takimit të 31-të Ministror.  

Ndërkaq çmimi i naftës në bursën amerikane u rrit me 43 cent një rritje prej 0,47%, në 91,09 Dollarë, ndërsa nafta e papërpunuar Brent u rrit me 36 cent, ose 0,37% në 97,14 Dollarë për fuçi.

OPEC paralajmëroi se investimet e pamjaftueshme në sektorin e industrisë së naftës do të “ndikojë në disponueshmërinë e furnizimit në kohën e duhur për të përmbushur kërkesën në rritje përtej vitit 2023”.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës uli masivisht prodhimin e naftës në vitin 2020 kur pandemia Covid-19 goditi kërkesën. Që nga Korriku 2021, grupi ka zbutur shkurtimet e prodhimit duke rritur prodhimin me 400,000 nga 648,000 që duhet të ishte çdo muaj.

Në teori, prodhimi total supozohet të jetë rikthyer në nivelet para pandemisë deri në fund të Gushtit, por disa nga anëtarët e saj thuhet se kanë luftuar për të përmbushur kuotat e tyre. OPEC deri më tani i ka rezistuar presionit nga Shtetet e Bashkuara dhe konsumatorët e tjerë të mëdhenj të naftës, të cilët prej muajsh po i bëjnë presion grupit për të zbutur çmimet e larta të naftës së papërpunuar dhe inflacionin në rritje. Presidenti i SHBA Joe Biden vizitoi Arabinë Saudite në mes të Korrikut në një përpjekje për të nxitur udhëheqësin de facto të OPEC-ut të pomponte më shumë naftë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts