Vendet ku gratë gëzojnë më shumë të drejta

19:30 07/04/2021

Islanda renditet e para në botë për respektimin e barazisë gjinore në politikë

Islanda është vendi i parë në botë që respekton barazinë gjinore sipas një studimi të kryer nga World Economic Forum.

Më pas vijojnë, Finlanda, Norvegjia, Zelanda e Re, Suedia, Namibia, Ruanda, Lituania. Në raport thuhet se progresi ka ngecur në mospërmbushjen e boshllëqeve gjinore në fuqizimin politik të grave në të gjithë globin. Kjo do të thotë se me ritmin aktual, do të duhen pothuajse 136 vjet që hendeku i përgjithshëm gjinor global të mbyllet.

Progresi është gjithashtu nën kërcënimin e pandemisë, ku gratë mbajnë barrën e pasojave sociale dhe ekonomike.

Suksesi i shtetit ishull, Islandës karakterizohet nga një performancë e fortë në të katër matësit e indeksit: mundësi ekonomike, arsimim, shëndetësi dhe udhëheqje politike.

Islanda është është një nga vendet e pakta ku gratë kanë qenë në pozitat më të larta institucionale për pothuajse aq kohë sa burrat në 50 vitet e fundit.

E dyta pas Bangladeshit, ku gratë kanë pasur këtë rol për më shumë se 27 vite. Por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Pavarësisht lëvizjeve dhe progrese të vogla, gratë ende penalizohen në botën e punës”, përfundon raporti.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *