Vendet që nuk kanë nevojë për vizë në SHBA

13:17 27/10/2021

Në muajin Shtator, Shtetet e Bashkuara shtuan Kroacinë në programin e heqjes së vizave. Sipas Shoqatës së Udhëtimit të SHBA heqja e vizave për shtetasit nga Kroacia do sjellë një nxitje prej 100 milionë dollarësh për ekonominë e SHBA. Tashmë SHBA-të po shqyrtojnë vendimmarrjen e shpejtë për heqjen e vizave për një qëndrim deri në 90 ditë për shtetasit nga Izraeli, Qiproja, Rumania dhe Bullgaria.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha se ky vendim do të sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike dhe të sigurisë për marrëdhëniet e SHBA-ve me këto katër shtete.

Për të përfituar heqjen e vizave nga SHBA-të një vend duhet të plotësojë kërkesat që lidhen me antiterrorizmin, zbatimin e ligjit, zbatimin e imigracionit, sigurinë e dokumenteve dhe menaxhimin e kufijve. Këto kërkesa përfshijnë një përqindje të refuzimeve të vizave joemigruese nën 3%, dhe lëshimin e dokumenteve të sigurta të udhëtimit.

Aktualisht janë 40 vende që kanë përfituar deri tani heqjen e vizave amerikane. Ndërkaq më datë 8 Nëntor pas 19 muajsh, Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet e udhëtimit nga koronavirusi për turistët e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave të autorizuara nga FDA dhe OBSH: ku përfshihen Pfizer-BioNTech, Moderna, Janssen, AstraZeneca-Oxford, Sinopharm dhe Sinovac. Ky rregull prek miliona njerëz të cilët kanë marrë vaksina të tjera si Sputnik V.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *