Vendi i parë dhe dhuratë tifozëve. Ja 10 arsyet përse Tirana mund ta fitojë derbin.









Tirana luan ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Partizanit në derbi. Kjo sfidë përveç prestigjit vlen dhe shumë për objektivat e klubit, pasi bardheblutë synojnë ta mbyllin vitin në vendin e parë në klasifikim. Më poshtë keni arsyet se pse Tirana mund të fitojë këtë sfidë.

tirana skenderbeu

1. Tirana duhet të fitojë derbin për arsyen se duhet të mbajë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

2. Është skuadër më e kompletuar dhe më e fortë se Partizani, si dhe ka një mbrojtje dhe sulm më solid se të kuqtë.

3. Duhet të tregojë se fitorja e derbit të parë nuk është rastësi dhe se ata janë pretendentët për titullin kampion.

4. Bardheblutë duhet të fitojnë për të vazhduar serinë e rezultateve të mira që janë marrë këto 14 javë, duke larguar nga vetja oshilacionet që patën me Laçin dhe Kukësin.

5. Tirana duhet të fitojë për t’i dhënë vetes dhe tifozëve në këtë prag festash një dhuratë të paharrueshme.

6. Janë më të organizuar si ekip në fushën e lojës dhe kanë sulm më të mirë se Partizani.

7. Tirana duhet të mundë Partizanin për të hequr qafe një rival direkt për titullin kampion që është gjithmonë i sikletshëm.

8. Fitorja me Partizanin do t’i tregojë çdo kundërshtari forcën e vërtetë që kanë bardheblutë në kampionat.

9. Bardheblutë duhet të fitojnë që të ngjyrosin bardheblu qytetin, duke çmendur tifozërinë e kuqe.

10. Tirana duhet të fitojë që të fusë në krizë Partizanin që pas një humbjeje mund të humbasë edhe trajnerin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *