Vendi i parë në botë/ Estonia njeh zyrtarisht si gjenocid agresionin e Rusisë në Ukrainë: Vendim historik!

Estonia është bërë një nga vendet e para në BE që etiketon veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid.

Parlamenti i vendit, Riigikogu, votoi pro të enjten për njohjen e luftës së Rusisë si një “gjenocid kundër popullit ukrainas”, duke u bërë thirrje qeverive të tjera dhe organizatave ndërkombëtare që “të bëjnë të njëjtën gjë”.

Në një postim në Twitter, ambasadorja e Estonisë në Ukrainë, Mariana Betsa, e përshkroi masën si “një vendim vërtet historik” .

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për krimet e saj të tmerrshme”, shtoi ajo.

Gjenocidi përkufizohet në të drejtën ndërkombëtare si vrasja e qëllimshme e njerëzve nga një grup i caktuar kombëtar, etnik, racor ose fetar, me qëllim të shkatërrimit të atij grupi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com