Vendi ku vuajtën dënimin Lubonja e At Zef Pllumi, video çmim të parë te “Pyet gjyshërit”

vendi ku vuajten denimin lubonja e at zef pllumi video cmim te pare te pyet gjysherit
vendi ku vuajten denimin lubonja e at zef pllumi video cmim te pare te pyet gjysherit

Vend roja, dhomat, rafineria, muri rrethues dhe hapësira ku për 11 vite emra të njohur intelektualësh vuajtën dënimet politike gjatë regjimit komunist. Një video që tregon kampin e Ballshit është shpallur fituese e konkursit “Pyet gjyshërit” organizuar në kuadër të Ditëve të Kujtesës. Fituesja Engjëllushe Palaj tregon pse zgjodhi kampin “309”

Të rinjtë nga të gjithë shkollat e vendit kanë sjellë në konkurs ese dhe prodhime audiovizuale mbi temën “Më trego Shqipërinë tënde”.

[embedded content]

Çmimin e rrjetit e ka fituar një grup gjimnazistësh që zbulojnë qytetin e nëndheshëm të Kukësit.

Mungesa e lirisë dhe e të drejtave është perceptuar në mënyra të ndryshme nga të rinjtë që kanë aplikuar në konkursin e IDMC-së. Nga kampet burgje te ndërtimet e nxitura nga paranoja, një qasje vjen edhe nga hapësira më intime e njeriut, shtëpia.

Konkursi Pyet Gjyshërit, sivjet në edicionin e 6-të, synon të përfshijë nxënësit e shkollave në përballjen me të kaluarën, njohjen e historisë dhe reflektimin e shoqërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts