“Vendi më i rrezikuar në botë”, bilanci i frikshëm: 193 punonjës të OKB-së vdiqën në Gaza, rekord historik!

qna gaza 2024

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka raportuar vdekjen e 193 punëtorëve të saj në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, numri më i lartë në historinë e OKB-së. “Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për punëtorët humanitarë”, shkroi UNRWA në një mesazh në profilin e saj X.

Përveç 193 anëtarëve të UNRWA, të paktën tridhjetë punonjës të emergjencës palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe u vranë nga zjarri izraelit. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), armiqësitë në Gaza “në zona me popullsi të dendur” përbëjnë një kërcënim të madh për civilët, duke përfshirë punonjësit e ndihmës, dhe minojnë “qasjen dhe operacionet humanitare”.

Midis 7 tetorit dhe 29 majit, rreth 270 punonjës të ndihmës vdiqën në Gaza. Organizata të ndryshme si Human Rights Watch (HRW) kanë denoncuar sulmet kundër punonjësve të tyre humanitare nga forcat e armatosura izraelite për muaj të tërë, edhe kur ato ua kishin komunikuar të dhënat e kontaktit autoriteteve në mënyrë që të garantonin mbrojtjen e tyre. Një nga rastet më të njohura ishte sulmi më 1 prill kundër një kolone të World Central Kitchen, OJQ-së së shefit Josè Andres, në të cilin vdiqën shtatë persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts