Vendi në krizë të rëndë ekonomike dhe politike/ Qeveria e re e Libanit votohet nga parlamenti

Qeveria e re e Libanit u votua ditën e sotme në parlament, pasi u zotua të rifillojë me shpejtësi bisedimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të godasë një mori reformash për ta nxjerrë vendin nga kriza e tij e përkeqësuar ekonomike. Rreth 85 ligjvënës i dhanë qeverisë së kryeministrit Najib Mikati votën e besimit, ndërsa 15 votuan kundër.

Njëqind nga 117 parlamentarët e mundshëm morën pjesë në seancën e së hënës, e cila zgjati mbi tetë orë. Mes atyre që munguan ishte ish -kryeministri Saad Hariri, i cili kryeson Lëvizjen e Ardhmja.

Libani ka 128 deputetë, por tetë kanë dhënë dorëheqjen dhe tre që kanë vdekur ende nuk janë zëvendësuar.

Mikati dhe qeveria e tij e re u mblodhën me ligjvënësit në Pallatin UNESCO, ndërtesa e përkohshme e parlamentit të vendit në Bejrut. Seanca filloi gati një orë më vonë se sa ishte planifikuar për shkak të ndërprerjeve të energjisë që pllakosin në mënyrë rutinore Libanin.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *