Vendi pritës ka refuzuar të dënojë Rusinë, Ukraina për Samitin e G20: Asgjë për t’u krenuar. Dështuan të ndalojnë agresorin

vendi prites ka refuzuar te denoje rusine ukraina per samitin e g20 asgje per tu krenuar deshtuan te ndalojne agresorin

Ndonëse u kritikua për gjuhën e ashpër, Kievi ka goditur me deklaratën në Samitin e liderëve të G20-ës.

Në Samit u bë thirrje për “paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, por Kievi u shpreh qartë se deri më tani bota ka dëshmuar se po dështon, sa i përket qëndrimit të saj kundër Rusisë. Udhëheqësit e 20 vendeve arritën një deklaratë konsensusi në samitin në Delhi, këtë të shtunë.

Edhe pse në dukje u shfaq si deklaratë konsensusi, duket se grupi është i ndarë. Kishte shtete që kërkuan një dënim të fortë të Rusisë, por nga ana tjetër që kishte edhe vende që e zhvendosën totalisht fokusin në çështje ekonomike, duke shmangur thirrjet e Ukrainës, për të dënuar Rusinë.

“Ukraina kritikoi formulimin e deklaratës, duke e quajtur atë “asgjë për t’u krenuar” , pasi sipas saj nuk u përmend asgjë për Rusisë.”, shkrun Skynews.

Kujtojmë se vendi pritës i G20, India ka refuzuar deri më tani të dënojë Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

Nga ana e tij, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se deklarata demonstron një pozicion të qartë për pushtimin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se integriteti territorial i vendeve nuk mund të vihet në pikëpyetje me dhunë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts