Vendim historik, Gjibraltari lehtëson ligjet për abortin

09:37 25/06/2021

Qytetarët në Gjibraltar kanë votuar për të lehtësuar ligjet e ashpra kundër abortit. Në një referendum të enjten qytetarët kanë votuar për të mos pasur masa të ashpra për ata që abortojnë.

Ku vend kishte një nga ligjet më të ashpra, pasi kush abortonte mund të rrezikonte deri në burgim të përjetshëm. Votuesit mbështetën zbutjen e rregullave për të lejuar abortet kur shëndeti mendor ose fizik i një gruaje është në rrezik.

Sipas të dhënave të publikuara nga BBC, bëhet me dije se rreth 62% e qytetarëve votuan për të ndryshuar ligjin dhe pjesa tjetër votoi kundër.

Deri më tani, gratë që dëshironin të abortonin u është dashur të udhëtojnë në Spanjë ose Britani, pasi nëse këtë gjë e kryenin në vendin e tyre mund të rrezikonin burgim të përjetshëm.

Ligji i abortit është një nga ligjet më të debatuar në botë. Pak muaj më parë Polonia ashpërsoi ligjet e abortit dhe qeveria u përball me protesta masive. Ndërkohë Argjentina miratoi një ligj që lehtëson dënimet për abortin, duke marrë një vendim historik./tvklan.al















Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *