TIRANË
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, teksa sot 100 profesorë e studiues nga universitete ndërkombëtare u shprehën me anë të një letre të hapur kundër mbylljes së ASA-s.
Meta e cilëson një vendim të njëanshëm arbitrar, të pakonsultuar dhe shumë të dëmshëm. Sipas tij, ky vendim është me pasoja të rënda për zhvillimin e mëtejshëm të dijeve albanologjike.
POSTIMI I PLOTË
???????????? Akademia e Studimeve Albanologjike, me një rol historik për forcimin e identitetit tonë kombëtar, meritonte të fuqizohej dhe të mbështetej shumë më tepër, jo të asimilohej.
Vendimi i njëanshëm arbitrar, i pakonsultuar dhe shumë i dëmshëm i mbylljes së saj është i papranueshëm dhe me pasoja të rënda për zhvillimin e mëtejshëm të dijeve albanologjike.
Por nuk është i rastësishëm ky vendim asimilues i kësaj qeverie, e cila asimilimin e identitetit kombëtar e ka në krye të axhendës së saj.
Solidaritet të plotë me letrën e hapur të shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve, studiuesve dhe intelektualëve të angazhuar, vendas dhe të huaj, në mbrojtje të këtij institucioni dhe lirisë akademike në Shqipëri.

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al