Vendimi drastik i Kim Jong Un, iu ndalon të qeshurën qytetarëve për 11 ditë!

Një vendim drastik dhe aspak normal është marrë në Korenë e Veriut, teksa të gjithë qytetarëve iu është ndaluar të qeshin dhe të konsumojnë pije alkoolike për 11 ditë, për shkak të dhjetëvjetorit të vdekjes së ish-udhëheqësit Kim Jong II.

Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të mos shfaqin asnjë shenjë lumturie, ndërsa Koreja e Veriut përkujton vdekjen e tij, raportoi Daily Mail.

“Ne nuk duhet të konsumojmë alkool, të qeshim apo të argëtohemi gjatë këtyre ditëve”, tha një koreanoverior nga qyteti kufitar verilindor i Sinuiju për Radion Free Asia (RSA).

Ai theksoi se koreanoveriorët nuk u lejuan as të blinin sende ushqimore më datë 17 dhjetor të vitit të kaluar për përvjetorin e vdekjes së Kim Jong II.

Periudha e zisë që mbahet çdo vit për Kim Jong Il zgjat 10 ditë, këtë vit do të jetë 11 ditë për të shënuar dhjetëvjetorin e vdekjes së tij.

Kim Jong II sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në vitin 2011, ndërsa pushteti u pasua pastaj nga djali i tij i tretë, udhëheqësi aktual i vendit Kim Jong Un.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.