VENDIMI/ EMA shuan zërat skeptikë: AstraZeneca e sigurt, s’ka lidhje me trompozën. T’i jepet dritë jeshile për t’u përdorur

Komiteti i sigurisë, EMA ka dalë sot me një vendim në lidhje me vaksinën anti-covid, AstraZeneca, për të cilën shumë vende kanë pasur pikëpyetjet e tyre lidhur me përdorimin e saj. Sipas EMA-s, vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe se nuk ka lidhje me trompozën.

“Është e sigurt, mund të përdoret por ne do të vazhdojmë të monitorojmë”, tha EMA. OBSH rekomandon gjithashtu përdorimin e serumit anglo-suedez për vendet që kanë pezulluar administrimin. Ndërkohë, BE po përgatitet për një shtrëngim të ri në eksportin e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.

HETIMI
Agjencia Evropiane e Barnave analizoi 30 çrregullime me mpiksje gjaku midis 5 milionë njerëzve në BE që kanë marrë vaksinën AstraZeneca.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se po kryeshin vlerësimee të të dhënave lidhur me sigurinë e vaksinës. Ajo tha se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha se sa rreziqet e saj.

“Në fushatat e gjera të vaksinimit, është e zakonshme që vendet e ndryshme të sinjalizojnë efekte të mundshme negative pas imunizimit,” tha organizata në një deklaratë. “Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se incidentet janë të lidhura me vetë vaksinimin, por është praktikë e mirë që ato të hetohen.”

Shqetësimet në lidhje me vaksinën nxitën një numër vendesh të BE-së të ndërpresin përdorimin e saj, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu dje besim te AstraZeneca, por vazhdoi kritikat ndaj ritmit të livrimit të vaksinave nga kompania.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *