”Vendimi i Bashës do gjykohet më vonë”, Salianji flet për pezullimin e Berishës: Për momentin gjykohet interesi! Deklaratat e ambasadores amerikane janë pozitive





Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, përmes një interviste të dhënë për emisionin “Frontline” në News 24, ka folur mbi situatën e brendshme në PD pas pezullimit nga grupi parlamentar të liderit historik Sali Berisha.

salianji

Salianji thekson se vendimmarrja e kryetarit Lulzim Basha ka qenë një vendimmarrje racionale e cila do të gjykohet më vonë.

Sipas tij për momentin mund të gjykohet interesi i kësaj vendimmarrjeje, i cili është forcimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim ardhjen sa më shpejt të demokratëve në pushtet.

Salianji pohon se ky interes është duke u plotësuar pasi deklaratat e ambasadores amerikane dhe zyrtarëve amerikanë janë pozitive përkundrejt Partisë Demokratike.

“Vendimarrja e kryetarit ka qenë një vendimmarrje që vjen pas një kohe të gjatë mendimi dhe reflektimi. Është një vendimmarrje racionale e marrë prej tij.

Në vendimmarrje të tilla në të cilat janë të përfshira shumë emocione, ajo që duhet të prevalojë dhe të shihet dhe të gjykohet në fund është interesi. Sepse vendimmarrja është marrë në fillim të mandatit të tij, ai sapo është zgjedhur me më shumë se 85 % e votave të anëtarësisë, vendimarrja do të gjykohet në një moment tjetër, por për momentin gjykohet interesi.

Intersi mbi të cilin është marrë është interesi për të forcuar partneritetin strategjike me Shtete e Bashkuara për t‘i dhënë mundësi Partisë Demokratike për të ardhur në pushtet.

Interesi i çdo demokrati sot është që Partia Demokratike të jetë sa më e fortë që të vijë në pushtet sa më shpejt. Paterniteti ose mospartneriteti me ShBA-të dihet se ose e favorizon ose e penalizon Partinë Demokratike. Deklaratat e ambasadores amerikane dhe qëndrimet e përfaqësuesve zyrtarë të ambasadës janë optimiste për Partinë Demokratike, dhe veçanërisht për një parti që ka në statut orientimin e saj euro-atlantik.

Mos të themi pastaj që për shoqërinë që thotë se amerika shikon tek e ardhmja dhe shikon tek zhvillimi”, tha Salianji.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *