Vendimi i Cikalleshit për Kombëtaren, Asani: Ndjehem i privilegjuar që mësova nga ti, do mbetesh një legjendë

vendimi i cikalleshit per kombetaren asani ndjehem i privilegjuar qe mesova nga ti do mbetesh nje legjende































Jasir Asani ka qenë një nga futbollistët që kanë bërë postime përshëndetje për Sokol Cikalleshin, i cili sot mori vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare pasi u la jashtë Euro 2024 nga trajneri Silvinjo.

cikalleshi-asani-shqiperia

Asan ka falënderuar Cikalleshin përkrah të cilit ka luajtur rregullisht që kur u bë pjesë e Kombëtares, duke e cilësuar një legjendë futbollistin për atë që kishte dhënë në fushë e jo vetëm.

“Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë ????????

Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën kuqezi.

Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi”, shkruante Asani në postimin e tij.

asani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts