Vendimi i EMA, rinis procesi i vaksinimit me AstraZeneca

19:22 18/03/2021

Italia ka vendosur që të rifillojë vaksinimin me AstraZeneca pas vendimit të marrë sot nga Agjencia Evropiane e Barnave, e cila deklaroi se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive.

Pas vendimit të EMA-s, Italia ka vendosur që të rinisë vaksinimin me AstraZeneca dhe Kryeministri Mario Draghi u shpreh se vaksinimi do të rinisë nesër.

Qeveria italiane mirëpret deklarimin e EMA mbi vaksinën AstraZeneca. Prioriteti i qeverisë mbetet ai i kryerjes së numrit më të madh të vaksinave në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Draghi.

Italia nuk është vendi i vetëm që ka rinisur vaksinimin me AstraZeneca. Dhe në vende të tjera në BE, qeveritë kanë vendosur që të marrin këtë vendim pas sugjerimeve të EMA.

Agjencia Europiane e Barnave, deklaroi se nuk ka të dhëna që mpiksja e gjakut të shkaktohet nga vaksina, por është premtuar se hetimet do të vijojnë./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com