Vendimi i gjykatës për Kuvendin e Sali Berishës, analisti Artur Zheji ‘zbërthen’ deklaratën e ish-kryeministrit: Sot grupi i Rithemelimit do vendosë datën kur…






Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën në Partinë Demokratike pas vendimit të gjykatës së Tiranës që legjitimoi Komisionin e Rithemelimit dhe vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

artur zheji

Duke folur në “pikat mbi i” në News24, Zheji zbërtheu dhe deklaratën e ish kryeministrit para nisjes së mbledhjes së komisionit të Rithemelimit.

Analisti tha se në këtë mbledhje, pritet të merret vendim për kohën kur grupi i mbështetësve të Berishës do të shkojnë në selinë e PD.

Këtu ka shumë lojëra, nëse do rrimë ti zbulojmë petët e lakrorit një nga një është histori shumë e gjatë, por mesa duket në gjithë botën dhe në Shqipëri më shumë, politika për fat të keq e ligji anon nga më i forti dhe jo nga më i drejti.

Realiteti nuk ndryshon është kokëfortë tani kemi një fitore të plotë të doktor Sali Berishës dhe rikthim të pritshëm në PD pasi që partia grupi parlamentar është shumë i përcarë.

Dalja e Berishës lidhet në mënyrë simetrike me daljen e dytë të Kasos që bëri nul ekzistencën e pjesës tjetër.

Më vjen për të qeshur, e qeshur e hidhur se deri dje PD konsiderohej partia e vulës, tani vula ka kaluar në krahun tjetër por askush nuk thotë më partia e vulës por partia e të drejtës.

Fjalët shpesh në politikë përdoren për të fshehur të vërtetën e tjetërsuar të vërtetën.
Tani vula me vendimin e Zhukrit kalon tek grupi i rithemelimit, vula lëviz.
Alibeaj do ankohet, në fakt e drejta e ankimimit është në pikën katër, ky vendim hyn në fuqi kur përfundon procesi.

Këto lloj procesesh që kalojnë në apel zgjasin e nuk përputhen me kohën politike.

Mendoj koha politike që sot grupi i themelimit do vendosë do jetë data kur do shkojë në seli, o menjëherë pas kësaj mbledhje kohë e bukur me diell është dyert janë të hapura s’besoj se do ketë njeri, e do hyjnë në zyrë dhe kaq, “game over”, u shpreh Artur Zheji.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.