Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në qendër të debatit presidencial mbajtjen e armëve

vendimi i gjykates se larte le ne qender te debatit presidencial mbajtjen e armeve
vendimi i gjykates se larte le ne qender te debatit presidencial mbajtjen e armeve

Gjykata e Lartë shfuqizoi javën e shkuar ndalimin e përdorimit të një pajisjeje që u jep mundësi armëve gjysmë-automatike të qëllojnë me breshëri të ngjashme me mitralozët. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, vendimi lë në qendër të debatit për zgjedhjet presidenciale çështjen e armëmbajtjes. Këto pajisje blihen më vete dhe montohen për të intensifikuar breshërinë e armëve, duke qëlluar qindra plumba në një minutë. Ato u ndaluan nga ish-presidenti Trump në 2018 pas një sulmi në një festival muzikor në 2017 në Las Vegas, ku për pasojë u vranë 60 persona. “Mëngjesin e sotëm përmbyllëm rregulloren e re për të ndaluar pajisjet që intensifikojnë breshëritë e armëve”, u shpreh Trump. Autori i sulmit përdori një pajisje të tillë dhe qëlloi pa ndërprerje me më shumë se 1 mijë plumba nga dritarja e një hoteli. Shumica konservatore e Gjykatës së Lartë tha në vendimin e saj se administrata e Trump tejkaloi autoritetin e saj kur e shpalli të jashtëligjshëm përdorimin e këtyre pajisjeve. Vendimi i Gjykatës e mban çështjen e përdorimit të armëve në qendër të fushatës presidenciale. Ekipi i fushatës elektorale të ish-presidentit Trump tha se amerikanët duhet të respektojnë vendimin e gjykatës. Të premten, Trump u tha të pranishmëve të mbledhur për të festuar ditëlindjen e tij në Florida, se rizgjedhja e tij do të bëjë të mundur mbrojtjen e të drejtave lidhur me armët, që mundëson Amendamenti i Dytë i Kushtetutës. “Është e nevojshme që njerëzit, armëmbajtësit të votojnë. Sepse po nuk votuat, nuk do ta mbani dot armën dhe për shumë kohë, sepse ata duan t’ju marrin gjithçka. Ata duan t’ju heqin armët. Ata duan t’ju marrin municionet. Ata duan ta shkatërrojnë Amendamentin e Dytë”, ka thënë Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Spread the love

Similar Posts