Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listën e PD mban pezull miratimin e fletës së votimit/ Ja çfarë do të ndodhë me votën e emigrantëve

MARIGLEN KUME/ Në ditën e parë të nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bëri thirrje subjekteve politike që të respektojnë detyrimet e Kodit zgjedhor

celibashi

Ndërkohë, një thirrje të veçantë e pati për maxhorancën që të mos përdorë për fushatë burimet publike dhe administratën. “E shikoj me vend të sjell në vëmendje të subjekteve zgjedhore, si edhe të gjithë faktorëve të tjerë politikë dhe institucionalë, të lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve, që t’u përmbahen angazhimeve dhe parimeve: Për të respektuar të drejtat dhe liritë politike të qytetareve dhe konkurrenteve të tyre; për të zbatuar rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor dhe aktet e KQZsë, për të mos përdorur burimet publike për qëllime elektorale; për të mos u përfshirë në praktika kërcënuese ose penguese për të ushtruar të drejtën e votës dhe shprehjen e lirë të vullnetit të zgjedhësve; për të refuzuar marrjen pjesë në praktikat e blerjes së votës dhe marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale”, tha Celibashi. Ndërsa qytetarët i ftoi që të denoncojnë pranë KQZsë çdo tentativë të shitblerjes së votës.

PRESIONI I AMBASADËS SË SHBA

Komisioneri iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me deklaratat e ambasadores së SHBA për moslejimin e kandidimit të kryetarit të PSD-së, Tom Doshi. Celibashi sqaroi se për kreun e PSD-së është kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme një informacion i thelluar. Ndërsa deklaratat e ambasadores Kim, Celibashi nuk i sheh si presion, por si një rikujtesë për gjetjet që SHBA ka konstatuar për z. Doshi. “Ajo çka ambasadorja ka thënë lidhet vetëm me sjelljen në vë- mendje të rastit. Në asnjë rresht në deklarimet e ambasadores së SHBA-ve nuk kam lexuar urdhërimin e saj për të marrë një vendim të caktuar nga ana e KQZ-së, dhe jam i sigurt se ajo në asnjë rrethanë nuk do t’ia lejonte vetes ta bënte këtë.

Mendoj që SHBA-të kanë vetëm një interes në Shqipëri, forcimin e demokracisë dhe nuk kanë asnjë lloj interesi tjetër politik, si mund ta kenë të tjerët. Prandaj e vlerësoj si gjest të mirëpritur. Verifikimi i thelluar ndodh në ato raste kur KQZ merr dhëna publike dhe nga formulari. Rasti i Z.

Doshi është i tillë që përmes të dhënave publike nxisin KQZ që të kërkojë informacione të tjera veç atyre që përmban formulari i dekriminalizimit. Edhe formulari i tij ka të dhëna që shërbejnë si indicie për KQZ edhe nëse nuk do të kishte të dhëna të tjera”, vijoi Celibashi.

FLETA E VOTIMIT

Ndonëse na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, KQZ nuk ka caktuar ende përmbajtjen e fletës së votimit. Komisioneri Celibashi tha se vendimi për fletën e votimit do të merret pasi Kolegji Zgjedhor të shprehet në lidhje me listën e PD-së. Ndërkohë që përmes një letre zyrtare i kërkoi Kolegjit Zgjedhor që të shqyrtojë çështjen me përparësi.

“Pa cenuar pavarësinë e Kolegjit Zgjedhor dhe duke respektuar paanësinë tuaj në vendimmarrje, kërkojmë nga ana juaj përshpejtimin e shqyrtimit të ankimit kundër vendimit nr. 9, datë 23.03.2021, ‘për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 5, datë 19.03.2021 të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim PD-AN me objekt: kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 17.03.2021, të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, thuhet në letrën e KQZ-së drejtuar Kolegjit Zgjedhor.

Në këto zgjedhje, qytetarët, përveçse partisë apo koalicionit, do të votojnë edhe për kandidatin e preferuar. Partitë politike kanë një dakordësi në parim që fleta e votimit, veç emrit të subjekteve, të ketë edhe emrat e kandidatëve, por për këtë prioritet vendimi zyrtar nga KQZ.

VOTA E EMIGRANTËVE

Ndërkohë, përfundimisht në këto zgjedhje votimi i diasporës do të jetë i pamundur. “Votimi i emigrantëve për këto zgjedhje nuk do të jetë i mundur. Për shkak të kohës dhe kompleksitetit të procesit nuk e patëm të mundur që vota e emigrantëve të ishte e mundur në këto zgjedhje. Në fakt, neve nuk na mungon vetëm infrastruktura ligjore, por neve na mungon ajo që është më kryesorja. Neve na mungon diaspora. Nga 800 që ishin pak muaj më parë sot ne kemi 3600 qytetarë që janë regjistruar. Pra, është një numër i papërfillshëm. Qeveria dhe partitë politike duhet të nxisin diasporën për t’u regjistruar dhe për të deklaruar vendbanimin e përhershëm, pasi përndryshe, edhe nëse do të kemi infrastrukturën, është e pamundur”, u shpreh Celibashi.

Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e PS më 31 mars

Kolegji Zgjedhor do të zhvillojë në datën 31 mars seancën për të shqyrtuar dhe më pas marrë vendim për ankimimin e bërë nga Partia Socialiste për përbërjen e listës së kandidatëve të PD-së. Dy ditë më parë, PS e ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për listat e kandidatëve për deputetë të PD-së, në zgjedhjet e 25 prillit.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, koalicioni i drejtuar nga PD do prezantohet me 222 kandidatë për deputetë. Pak ditë më parë, Komisioni i Nga betimi i anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Ankimimeve dhe Sanksioneve mbështeti kërkesën e PD-së, e cila kundërshtonte vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, që reduktoi listën e kandidatëve për deputetë, nga 222 të propozuar në 153. Por, nga ana tjetër, maxhoranca është kundër këtij vendimi dhe dy ditë më parë apeloi vendimmarrjen e KAS.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *