Vendimi i Kosovës për makinat me targa serbe, mediat në Serbi: Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë. Mësohet se mbledhja është caktuar të mbahet nesër në orën 10:00. Sipas “Novostit”, temë kryesore e mbledhjes do të jenë ngjarjet në Kosovë, theksuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat.

Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë-Serbi, në Jarinje. Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës. Asnjë makinë që niset nga Serbia drejt Kosovës, nuk mund të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Vendimi për këtë është nënshkruar sot, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ndërkaq tashmë kanë nisur të hyjnë veturat e para nga Serbia në Kosovës, të cilave nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme. Në pikën kufitare në Jarinje, disa serbë kanë bllokuar rrugën dhe po protestojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *