Vendimi i Kushtetueses për 30 Qershorin, Presidenca njofton konferencën e jashtëzakonshme









Zyra e shtypit të Presidencës ka njoftuar mbajtjen e një konference për shtyp të presidentit Ilir Meta në lidhje me vendimin e Gjykatës kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit.

ilir-meta

Në njoftimin e Presidencës bëhet me dije se konferenca do të mbahet pasditen e sotme në orën 17:00 dhe qëllimi i saj do të jetë për të bërë transparencën në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale, ku presidenti Meta do shfaq opinionin e tij në lidhje me këtë çështje.

Njoftimi i plotë i Presidencës

Të dashur kolegë gazetarë,
Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka për të gjithë qytetarët, sot në ora 17:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, jeni të ftuar në konferencën për mediat, ku do të bëhet publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar, qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *