Vendimi i Kushtetueses për Gent Cakajn/ Zheji: Politikën e jashtme të Shqipërisë s’mund ta bëjë një teveqel se i pëlqen kryeministrit në një kapuçino pune






unnamed (2)

Analisti i njohur Artur Zheji, ka komentuar vendimin dhe argumentimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese lidhur me kompetencat që ka Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Kuvendi i Shqipërisë në emërimin dhe shkarkimin e një ministri, si në rastin e Gent Cakajt. (lexo ketu)

Sipas Zhejit, në argumentet e Kushtetueses, i është lënë një nuancë kompetence kreut të shtetit, sa i takon emërimit të një ministri, sidomos të atij të Punëve të Jashtme.

Në konfliktin e krijuar mes Qeverisë dhe institucionit të Presidentit, analisti sheh një problem, që sipas tij, Rama ka treguar rezistencë dhe se mund ta marrë një person nga hiçi ta bëjë diçka.

“Problemi është që kjo është një rezistencë shunë e madhe e kryeministrit se Cakaj ka qenë jo vetëm dështim si ministër, se kemi qenë në ekstremin e ushtrimit të kapriços së kryeministrit, që unë marr një nga hiçi dhe e bëj diçka, nga hiçi e bëj diç, pra marr një zero, se më kanë thënë, ky fliste shumë bukur në privat ai me kryeministrin, po kur foli në publik ka bërë pesë fjali 7 gafa”, tha Zheji në emisionin “Pikat mbi i” në News24.

Analiza e Artur Zhejit:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë vendimmarrjes se Presidentit Meta i cili sipas gjykimit të Kushtetueses, edhe sipas pozicionit të tij kushtetues sa i përket politikës së jashtme është bashkëvendimmarres, kushtetuesja kështu e ka cilësuar.

Meqë politika e jashtme është pjesë shumë sensitive e strategjike e një shteti,
hatuesi i kushtetutës nuk i ka lërë dorë të lirë ekzekutivit e parlamentit 100% por i ka lënë nuancë edhe presidentit.

Duhet harmonizimi i këtyre 3 faktorëve kryeministër, kuvend e president për të prodhuar ministrin e Jashtëm që ministri i Jashtëm ka një mision që është më kombëtar, më shtetar se sa një ministër finance. Një vend si Shqipëria doktrinat e gjeopolitikës së jashtme i ka të përcaktuara.

Për më tepër problemi është qëe kjo është një rezistencë shumë e madhe e kryeministrit se Cakaj ka qenë jo vetëm dështim si ministër, se kemi qenë në ekstremin e ushtrimit të kapricos se kryeministrit, që unë marr një nga hici dhe e bëj dicka, nga hici e bëj dic, pora marr një zero, se më kanë thënë, fliste shumë bukur në privat ai me kryeministrin, por kur foli në publik ka bërë pesë fjali 7 gafa.

Mirë kjo por në një intervistë në Kosovë është shporehur në mënyrë të dyshimtë e me ekuivoke për ndërrimin e territoreve në Kosovë.

Kjo gjë krijonte alarm te zoti Meta dhe e bllokoi. A është kjo më shumë një realitet apo pretekst, ç’rëndësi ka?

Konceptimi i Kushtetutës është bërë që kur dalin kështu vezë të kuqe si puna e këtij Cakajt të ketë një sitë që ti thotë ndalo tani se politikën e jashtme të Shqipërisë s’mund ta bëjë një teveqel se i pëlqen kryeministrit në një drekë apo kapuçino pune.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *