Vendimi i Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Kallëzim penal ndaj përgjegjësve, penguan zbatimin…

vendimi i kushtetueses per mandatin e olta xhackes bardhi kallezim penal ndaj pergjegjesve penguan zbatimin
vendimi i kushtetueses per mandatin e olta xhackes bardhi kallezim penal ndaj pergjegjesve penguan zbatimin

Kreu i Grupit Parlamnentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese përsa i takon mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kushtetuesja me vendimin e saj shprehet se mandati i deputetes për Olta Xhaçkën duhet të shqyrtohet pa vonesa nga kjo gjykatë dhe Kuvendi është i detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt.

“Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës për zgjidhjen e konfliktit me Kuvendin. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese. Detyrimin e Kuvendit për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”, u shpreh kryetarja e gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, Bardhi në reagimin e tij shprehet se Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një aktakuzë penale për të gjithë deputetët që me vetëdije dhe për motive politike penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, po përgatit kallëzim penal ndaj të gjithë përgjegjësve që për më shumë se 1 vit kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese”, njoftoi Bardhi.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Edi Rama keqpërdori deputetët e tij për ti dhënë mbrojtje politike bashkëpunëtorës së tij të afërt Olta Xhaçka, duke vendosur për herë të parë standardin e moszbatimit të një vendimi konkret të Gjykatës Kushtetuese. Pasi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin e bëri ministren e tij investitore strategjike, në një pronë publike të grabitur me dokumente të fallsifikuara, Edi Rama i dha asaj edhe statusin “e paprekshme” nga drejtësia.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputetët e opozitës u rreshtuan edhe një herë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe interesit publik. Ndërkohë u provua edhe njëherë se Edi Rama dhe deputetët e tij u rreshtuan në krah të interesit privat të oborrit të Edi Ramës, që pasuritë publike i kanë shndërruar në plaçkë për veten e tyre.

Vendimi i sotmë i Gjykatës Kushtetuese është edhe një aktakuzë penale për të gjithë deputetët që me vetëdije dhe për motive politike penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, po përgatit kallëzim penal ndaj të gjithë përgjegjësve që për më shumë se 1 vit kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts