Vendimi i papritur i Gjermanisë, refuzon ftesën e UEFA-s për kualifikueset e Euro 2024









Gjermania ka vendosur të mos marrë pjesë në kualifikueset e Euro 2024. Kualifikuese që në fakt do të shërbenin vetëm si miqësore për të, pasi ka prerë biletën si vendi organizator i Kampionatit Europian.

gjermania

Ashtu siç ka ndodhur me Francën në vitin 2016, Gjermania mund të bëhej pjesë e një prej grupeve kualifikuese dhe të luante ndeshjet rregullisht, por pa marrë pjesë në renditje. Por pala gjermane nuk e ka pranuar ftesën e UEFA-s për të ndërmarrë të njëjtën rrugë, duke menduar që të organizojë vetë ndeshje miqësore.

“Si pritës të aktivitetit, jemi të kualifikuar dhe kjo na jep fleksibilitetin më të madh të mundshëm në momentin që do të hartojmë kalendarin për ndeshjet ndërkombëtare të vitit të ardhshëm. Mund të përgatitemi në mënyrë më optimale për Europianin me kundërshtarë të fortë për miqësore”, theksoi Olivier Birhof pas vendimit që morën drejtuesit e Federatës Gjermane.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *