Vendimi i plotë/ Saimir Tahiri lirohet nga burgu, 20 muaj dënim do t’i kryej në shtëpi. Berisha: U lirua me urdhër të Ramës

Ditën e sotme, 2 qershor, është liruar nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit shpalli vendimin ditën e sotme dhe ish-ministri Tahiri do të vazhdojë dënimin në “arrest shtëpie”.

Ai është dënuar për shpërdorim detyre, teksa pak muaj më parë iu drejtua me një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Nga dy ekspertimet mjeko-ligjore te kushtet që duhet të përmbushë Saimir Tahiri që të quhet i rehabilituar. Kush e vendosi lirimin e ish-ministrit

Teksa ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u lirua nga burgu pasi qëndronte në qeli që prej shkurtit të vitit të kaluar, ish-zyrtari socialist duhet të përmbushë disa kushte që të quhet i rehabilituar siç janë mosshoqërimi i tij me persona që kanë rrezikshmëri shoqërore, apo persona të dënuar si dhe do të duhet të marrë kontakt me Shërbimin e Provës.

Ndërkohë, vetëm pasi të përmbushë këto kushte, Tahiri konsiderohet i rehabilituar për veprën penale që ai është dënuar, atë të shpërdorimit të detyrës.

Sipas avokatëve, zoti Tahiri ka pasur dy ekspertime mjeko-ligjore që i ka dorëzuar në gjykatë. Vendimi për lirimin me kusht është marrë nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu dhe prokuror i çështjes, Mustafa Turku, ndërsa Tahiri do të duhet të kalojë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi (dënim alternativ).

Kërkoi llogaritje të kohës së vuajtjes së dënimit, si e fitoi Tahiri “lirinë” pas 16 muajsh në qeli

Tahiri ishte dënuar më 4 shkurt 2022 me 5 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3 vite e 4 muaj burg, teksa prej muajsh kishte kërkuar lirinë nga Gjykata nëpërmjet njohjes së kohës së paraburgimit. Ish-ministri ka qëndruar rreth 16 muaj burg qeli. Fillimisht ka qenë në qeli në Peqin dhe më pas në burgun e Lushnjës.

Ai është liruar me kusht pasi gjatë përballjes me gjykatën kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit, duke qenë se një pjesë e kishte kaluar në shërbim prove gjatë dhënies së vendimit.

Tahiri sipas prokurorisë, rezultonte se kishte favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili kishte funksionuar në shtetin italian. SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por GJKKO vendosi ta rikualifikojë veprën penale dhe e dënoi atë vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3.4 vite burg.

Nga problemet shëndetësore të gruas te kujdesi për fëmijët e mitur dhe sjellja e mirë në burg, çfarë e shpëtoi Tahirin nga qëndrimi në qeli

Në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur. Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.

Element që çoi në lirimin e Tahirit dhe të faktit për sjelljen e tij të mirë në burg. Duke iu parashtruar këto kërkesa, edhe prokurori i çështjes ka qenë dakord me kërkesën, që Tahiri të vuante ditët e tjera të dënimit në shtëpi.

Lirimi i Tahirit, zbardhet vendimi i Gjykatës: Lejohet që gjatë qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare

Sipas vendimit të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Aldo Kozarja, Gjykata i ka lejuar gjithashtu ish-ministrit që gjatë arrestit të shtëpisë të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu, aktorët ndërkombëtarë të shqetësuar, kërkojnë dokumentacionet përkatëse

Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është pritur me shqetësim nga ndërkombëtarët. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se aktorët ndërkombëtarë po ndjekin me shqetësim procesin dhe po kërkojnë të njihen me dokumentacionet përkatëse.

Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, Berisha: U bë me urdhër të Ramës, ish-ministri e paralajmëroi se…

Ish-kryeministri Berisha komentoi sot edhe vendimin e Gjykatës së Elbasanit për të liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts