Vendimi për përjashtimin e Berishës/ Bujar Leskaj ironizon Lulzim Bashën: S’kam marrë leje lart, nuk flas dot!  





Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, mësohet të jetë një nga emrat që ka dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Leskaj

Pas daljes nga mbledhja në selinë blu, Bujar Leskaj është pyetur nga gazetarët nëse është shprehur kundër vendimit të kryedemokratit.

Bujar Leskaj ka ironizuar duke u shprehur se nuk flet dot pasi nuk ka marrë lejen e kryetarit Lulzim Basha.

Më herët deputeti i zgjedhur i Vlorës e ka konsideruar vendimin si gabim të rëndë që e përçan PD-në.

PRONONCIMI I LESKAJT 

Pyetje: Z. Leskaj jeni shprehur kundër?

Leskaj: Nuk kam marrë leje lart. Nuk kam marrë leje, nuk flas dot.

Pyetje: Është ironi kjo?

Leskaj: Epo kuptoje ti!

VENDIMI BASHËS

Një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të ri, kreu i PD-së Lulzim Basha komunikoi vendimin se Sali Berisha nuk do të jetë më anëtar i grupit parlamentar demokrat.

Basha bëri me dije se ky vendim do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë në rrugë gjyqësore të çështjes “Berisha”, disa muaj pasi DASH e shpalli “non grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë.

Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës“, tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *