Vendoset alarmi në termocetralin Zaporizhizhia

vendoset alarmi ne termocetralin zaporizhizhia
vendoset alarmi ne termocetralin zaporizhizhia

15:10 07/08/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për akte terrorizmi pasi po e dëmtojnë qëllimisht

Predhat goditën një linjë energjie të tensionit të lartë në termocentralin e Zaporizhizhias, duke i shtyrë operatorët të shkëputnin një reaktor pavarësisht nuk u zbulua asnjë rrjedhje radioaktive. Fabrika u kap nga forcat ruse në fillim të Marsit, por ende drejtohet nga teknikët e saj ukrainas.

Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës fajësoi Rusinë për dëmin në termocentralin. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se e përdor atë si një “mburojë bërthamore”, ndërsa ministria ruse e mbrojtjes tha se dëmtimi i termocentralit ishte shmangur vetëm falë “veprimeve efektive” të njësive të saj.

Këto filmime tregojnë se në disa pjesë të centralit bërthamor rusët po magazinojnë sasi të mëdha armatimesh dhe municionesh. Ndërsa territorin përreth po e minojnë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për akte terrorizmi, pasi sipas tij po dëmtohen qëllimisht strukturat e centralit bërthamor, për të nxitur një tjetër tragjedi si ajo e Çernobilit.

Agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore IAEA paralajmëroi se centrali i Zaporizhias është në rrezik nga luftimet dhe mund të shkaktojë një katastrofë me pasoja të paparashikuara, nëse nuk shmangen luftimet. Inteligjenca britanike bëri të ditur se  faza e radhës e sulmit rus është të zgjerojë zonën  e pushtuar nga jugu i Ukrainës drejt veriut, deri në Zaporizhia, për të marrë kontrollin e gjithë territorit që shtrihet në lindje.

Ndërkaq katër anije mallrash janë nisur nga portet ukrainase sipas marrëveshjes. Rifillimi i eksporteve të grurit po mbikëqyret nga një Qendër e Përbashkët Koordinuese  në Stamboll, ku po punon personeli rus, ukrainas, turk dhe i OKB-së. Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje pas paralajmërimeve të OKB-së për shpërthime të mundshme të urisë për shkak të ndalimit të dërgesave të grurit nga Ukraina. Para pushtimit, Rusia dhe Ukraina së bashku përbënin gati një të tretën e eksporteve globale të grurit. Anijet që janë larguar nga portet e Ukrainës përfshinin Glory, me një ngarkesë prej 66,000 ton grurë. Dy anijet e tjera që ishin larguar nga Ukraina ishin Star Helena, me një ngarkesë prej 45,000 ton drithë me destinacion Kinën, dhe Mustafa Necati, që transportonte 6,000 ton vaj luledielli me destinacion Italinë. Papa Françesku gjatë meshës u shpreh se  nisja nga portet ukrainase e anijeve të para të ngarkuara me grurë ishte “një shenjë shprese”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts