
Mali i Zi ka reaguar mbi fusnotën që iu referua Kosovës edhe pse e ka njohur zyrtarisht si shtet në vitin 2008.
Më 4 gusht, ministrja e Shoqërisë Digjitale dhe e Mediave për Malin e Zi, Tamara Srzentiç i ka dërguar ftesë zyrtare ministers së Ekonomike, Artane Rizvanolli për pjesëmarrje në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor që mbahet në shteti malazez më 11-13 tetor.
Ministria e Administratës Publike dhe Shoqërisë Digjitale e Malit të Zi tha se nuk ka asnjë shkelje në protokollin diplomatik.
“I gjithë organizimi është në përputhje me rregullat për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale. Kështu që ftesa e dërguar ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli nuk ka shkelur protokollin diplomatik dhe praktikat më të mira multilaterale”, tha Ministria e Administratës Publike dhe Shoqërisë Digjitale e Malit të Zi.
Në të gjitha dokumentet e mëparshme të Qeverisë së Malit të Zi, Kosova trajtohej në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë, duke mos e përdorur fusnotën.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al