Vendosi kamer për të filmuar djemtë në banjë teksa zhvisheshin, gjykatësi vret veten para arrestimit

Një gjykatës amerikan i dha fund jetës, pak para arrestimit të tij nën akuzën se kishte vendosur një kamer të fshehtë në banjon e tij. Jonathan Newell, 50 vjeç, ishte i pezulluar nga korriku nga posti i gjykatësit të qarkut në distriktin Caroline, në Maryland, për shkak të dyshimeve kundër tij se filmonte djemë që zhvisheshin dhe laheshin në banjo. Sapo

agjentët e FBI shkuan në shtëpinë e tij dhe i bënë thirrje që të dilte prej aty, ai qëlloi vetëm me armë. Ndonëse iu dha ndihma mjekësore, gjyqtari nuk mundi të mbijetonte. Ankesa e parë ndaj tij ishte regjistruar në korrik, kur një i mitur i raportoi prindërve të tij se kishte parë në banjo një kamer të ndezur.

Pas kontrolleve u verifikua se në shtëpinë dhe zyrën e zotit Neëell, u gjetën pajisje të shumta dixhitale, përfshirë një hard disk që policia pretendonte se përmbante video të shumta të të rinjve që bënin dush, që datojnë në shtator 2014, shkruan Independent.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *