Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar një deklaratë të kryeministrit Rama në 2009 për Rrugën e Kombit, i cili në atë kohë thoshte se paratë e përdorura për të ndërtuar atë rrugë duhet të përdoreshin për të tjera investime.
Me anë të një postimi në Facebook, Blushi thotë se pasi Rama nuk e ndaloi dot ndërtimin e saj vendosi traun duke detyruar shqiptarët e Kosovës që të paguajnë për të hyrë në tokën amë.
“EDI RAMA E URREN KOSOVËN, ndaj e mbështeti idenë e ndarjes së saj, mohoi publikisht gjenocidin, flet për dy kombe (shqiptar dhe kosovar) dhe përkrah sot “Ballkanin e Hapur””, shkruan Blushi.
Reagimi i Tedi Blushit
Ndiqni shpërthimin publik, me zë dhe figurë, të Edi Ramës në 11 qershor 2009 kundër Rrugës së Kombit dhe Kosovës, kur u deklaronte qytetarëve të Kukësit se paratë duhet të përdoreshin për të tjera vepra dhe investime!
Pasi nuk e ndali dot ndërtimin e saj, Edi Rama u vendosi traun dhe po i detyron shqiptarët e Kosovës të paguajnë lekë për të hyrë në tokën amë, ndonëse e kanë paguar me gjak dhe sakrifica këtë bashkim me Shqipërinë.
EDI RAMA E URREN KOSOVËN, ndaj e mbështeti idenë e ndarjes së saj, mohoi publikisht gjenocidin, flet për dy kombe (shqiptar dhe kosovar) dhe përkrah sot “Ballkanin e Hapur”!
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al