“Vendosja e bazave ushtarake amerikane në Azinë Qendrore nuk është në interesin e sigurisë në rajon”

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha se SHBA-ja dëshiron të vendos bazat e saj ushtarake në Azinë Qendrore.

Lavrov zhvilloi një konferencë për media me ministren e Jashtme të Sudanit, Mariam al-Sadiq al-Mahdi pas një takimi në Moskë.

Në fjalën e tij, Lavrov foli për çështjen e Afganistanit ku tërhoqi vëmendjen se SHBA-ja dëshiron të vendosë burimet e saj ushtarake përreth vendit për të sulmuar Afganistanin.

“Nuk mendoj se vendosja e bazave të reja ushtarake amerikane në Azinë Qendrore do të jetë në interesin e sigurisë në rajon”, theksoi Lavrov.

Ai potencoi se vendosja e ushtarëve të huaj në ndonjë prej vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive duhet të vendoset nga kjo organizatë. “Deri më tani, lidhur me këtë çështje nuk është bërë ndonjë kërkesë”, shtoi Lavrov.

“Duhet të hiqen sanksionet ndaj Sudanit”

Duke rikujtuar se Këshilli i Sigurimit të OKB-së zbaton sanksione ndaj Sudanit që nga viti 2004, Lavrov nënvizoi se dëshirojnë heqjen e këtyre sanksioneve.

“Sanksionet në fjalë, përveçse kanë humbur kuptimin e tyre në kushtet e sotme, ato janë bërë pengesë për zhvillimin e vendit”, tha shefi i diplomacisë ruse.

Pasi përmendi marrëveshjen mes Rusisë dhe Sudanit për ndërtimin e bazës ushtarake ruse në Sudan, Lavrov ndau informacionin se ka filluar procesi për miratimin e kësaj marrëveshjeje nga Duma, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus.

Ai tha se në takim kanë biseduar edhe për çështjet e Palestinës, Sirisë dhe Libisë dhe se me homologen sudaneze kanë rënë dakord për të vazhduar kontaktet lidhur me këto çështje në kuadër të OKB-së.

Ndërsa ministrja e Jashtme sudaneze, Mariam al-Sadiq al-Mahdi duke përmendur situatën në Libi, Çad dhe Afrikën e Qendrore tha se Sudani duhet të përfshihet në mënyrë më aktive në aspektin e sigurimit të paqes dhe sigurisë në rajon si dhe në procesin e zgjidhjes së këtyre çështjeve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *