Vendoste kamera në dhoma e filmonte klientet femra, hidrauliku pervers kapet “mat” dhe e pret burgu (FOTO)

Një hidraulik pervers po përballet me akuza që mund ta çojnë në dyert e burgut, pasi u zbulua teksa vendoste kamera sekrete në dhomat e gjumit të grave kliente të tij, për ti filmuar ato në momente intime.

44-vjeçari Leslie Burton kishte fshehur pajisjet në shtëpitë e klientëve teksa ofronte shërbimin si hidraulik për rregullimin e kaldajave të gazit. Ironikisht, babai i martuar i tre fëmijëve u kap në CCTV e një shtëpie teksa kryente aktin kriminal.

Feg
Feg

Burton ishte filmuar teksa vendoste kamerën e tij në një kabinet pranë shtratit. Aty ai madje gjen një  lodër seksi, ndërsa në një tjetër shtëpi në Sheffield ai dhuron dhe skena të turpshme.

Ai u kap nga një “kamerë dado”, e vendosur nga pronarët e shtëpisë për të mbajtur një sy tek fëmijët e tyre të vegjël pas gjumit.

Policia arrestoi Burton dhe gjeti një larmishmëri videosh shqetësuese në kompjuterin e tij. Burton dha dorëheqjen nga firma e tij hidraulike dhe pranoi vjedhjen e posedimin e pornografisë ekstreme në gjykatën e magjistraturës së Sheffield javën e kaluar.

Çështja e tij u dërgua në Gjykatën e Lartë dhe ata vendosën që dënimi maksimal prej 12 muajsh që mund të vendosnin nuk ishte i mjaftueshëm për ngjarjen në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.