Venecia drejt rifunksionimit nëpërmjet inteligjencës artificiale

11:50 17/03/2021

Në vitin 2019 numri i turistëve që preknin kalldrëmet e rrugicave të Venecias dhe lundrimet me gondola ishte 30 milionë. Një panoramë që ka marrë ngjyra të zbehta, ndërsa qyteti ka ndryshuar brenda një viti. A mund të jetë kjo një mundësi e përsosur për ta nisur nga fillimi?

Qytetarët thonë se Sheshi San Marco është bosh. Për ata që e kanë njohur Venecian para Marsit 2020, kontrasti është i jashtëzakonshëm. Një qytet i qetë, i rrethuar me ujë, i cili është më i qartë se kurrë.

Me mungesën e turistëve edhe Venecia është në krizë. Nga 3 miliardë euro të raportuara në vit nga turizmi, 2.5  miliardë nuk gjenerohen më për shkak të krizës shkaktuar nga COVID-19. Të dhëna këto që janë reflektuar menjëherë në popullsi, ku 65% e të cilëve varen drejtpërdrejt nga sektori i turizmit.

Hotelet luksoze kanë bërë gjithçka për të minimizuar dëmet duke kaluar nën kosto çmimet për natë, por edhe duke ofruar shërbime shtesë.

Të gjithë shpresat janë kryesisht në turistët francez, zviceran dhe gjerman, pasi vetë italianëve nuk u lejohet të lëvizin nga një rajon në tjetrin.

Sipas autoriteteve nuk do të ketë më turizëm masiv, veçanërisht për shkak të zhvillimit të teknologjive të reja, të cilat bëjnë të mundur një mirëmenaxhim të fluksit në pikat turistike.

Në Venecia do të aplikohen mjetet më të fundit të teknologjisë, si sistemi dixhital i rezervimit për të hyrë në qendrat historike, inteligjenca artificiale për të organizuar më mirë linjat e transportit etj.

Ideja është që 2021 të bëhet një vit shprese dhe rilindjeje, përmes festimeve të 1600 vjetorit të themelimit të Venecias. Festimet do të fillojnë në mars dhe përfshijnë institucionet kulturore, akademike dhe shoqërore të qytetit. Një mundësi për të vënë edhe në provë këtë strategji duke e kthyer krizën në një dhuratë për të ridimensionuar Venecian.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *