Venezuela heq dorë nga AstraZeneca, paguan 64 milionë USD për të marrë vaksina nga COVAX

08:20 11/04/2021

Venezuela ka paguar 64 milionë Dollarë, gjysmën e shumës së kërkuar, për dozat që është vendosur të marrë përmes programit global COVAX. Kështu ka deklaruar zëvendës Presidentja Delcy Rodriguez në televizionin shtetëror.

Sipas zëvendës Presidentes, Venezuela ka dyfishuar shumën e dhënë për COVAX në përpjekje për të marrë sa më shpejt dozat e vaksinave. Por ai nuk ka specifikuar se çfarë fondesh ka përdorur qeveria për të paguar për vaksinat.

Kjo lëvizje e Venezuelës ka ardhur pas refuzimit të bërë nga Presidenti Nicolas Maduro për të pranuar vaksinën AstraZeneca, për shkak se kjo vaksinë ka shkaktuar mpiksje të gjakut.

Tashmë Venezuela po vlerësonin se cilat vaksina do të pranonte vendi, në një kohë kur rastet me Covid po rriten dhe në vend po qarkullojnë variante të reja të koronavirusit.

Nga mekanizmi COVAX që është iniciuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, Venezuela mund të marrë deri në 2 milionë doza./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *