Venezuela kërkon lirimin e ushtarëve të rrëmbyer

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, kërkoi lirimin e tetë ushtarëve venezuelas të cilët u rrëmbyen nga grupe të armatosura kolumbiane, të identifikuar si disidentë të grupit gueril FARC.

Rrëmbimet u konfirmuan të shtunën nga Lopez, i cili tha se ushtarët u zunë në pritë më 23 prill në shtetin kufitar Apure, një rajon që ka përjetuar përplasje të rënda që nga fundi i marsit.

Lopez dhe ministri i Jashtëm, Jorge Arreaza, konfirmuan se qeveria po punon me komunitetin ndërkombëtar për të liruar ushtarët.

Arreaza tha se Ministria e Jashtme po punon me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të krijuar “kushtet e nevojshme” për “lirimin e sigurt dhe të menjëhershëm” të ushtarëve.

“Në Ministrinë e Jashtme ne kemi avancuar koordinimin me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të cilin ne e falënderojmë për profesionalizmin dhe rreptësinë e tyre, për të gjeneruar së bashku kushtet e nevojshme për lirimin e sigurt dhe të shpejtë të ushtarëve tanë të guximshëm”, tha Arreaza.

Lopez shtoi se qeveria do të “shterojë të gjitha mënyrat e mundshme” për të rimarrë ushtarët “të sigurt dhe të shëndoshë”.

Rrëmbimet janë zhvillimet e fundit që ka regjistruar përplasja e rëndë në kufirin midis forcave të armatosura të Venezuelës dhe grupeve të parregullta nga Kolumbia.

Sipas presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, luftimet filluan pasi ushtria venezuelase filloi operacionin “Mburoja Bolivar” për të mbrojtur kufirin nga “braktisja e Kolumbisë”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *