“Vepër banditeske”- Spartak Ngjela flet për sulmin mbi PD: Saliu nuk është më njeri i lirë, por nën akuzë! Nuk kishin pse shkonin në parlament, e arrestonin në flagrancë








Avokat Spartak Ngjela e ka cilësuar si një vepër banditeske sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike nga mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha.

spartak ngjela
Përmes një interviste të dhënë në emisionin “Pikat mbi i”, Ngjela u shpreh se me veprimet e bëra të shtunën, Berisha ka kryer vepër penale dhe ndaj tij duhet të ngrihet padi penale. Madje sipas avokatit, policia mund ta arrestonte në flagrancë dhe nuk kishte nevojë për marrjen e autorizimit nga parlamenti.

“Ishte një vepër banditeske. Pyetja është përse e do pallatin Saliu, kur ai thotë e kam partinë time. Shtëpinë e bën vet ti. Ka krijuar një organizatë terroriste por nuk ka argumentin juridik. Deri tani nuk ka asnjë argument juridik që është kryetar partie. Pasi banda e tij të marrë godinën do të hyjnë në terror. E mori çfarë ndodh? Do të ndodh organizatë kriminale siç ndodh në vendet e tjera.

Thotë do vazhdoj, pse nuk shpall datë? Se çfarë po bëhet me atë tani nuk e di, por ai ndodhet në dorë të drejtësisë se ka bërë shkeljen. Nuk është më njeri i lirë as i pavarur le ç’vjen vërdallë. Isha në gjykatë më thanë që ishin dhe të arrestuarit aty sot. Ç’rëndësi ka çfarë do bëhet e rëndësishme është që ai është në akuzë penale. Do ja ngrejnë apo jo nuk ja di. Ajo ishte flagrancë, nuk kishin pse shkonin në parlament. Nuk kishte asnjë deputet që i ngritën padi penale.

Duhet të kesh numër. A ja morën Bertinotit Partinë Komuniste, ja morën, po kishin shumicën.

Duhet të marrim mend Saliu nuk ka mendje politike, ka mendje dhune. Pyetja ime është ka shkelje ligji apo jo? Ka psikoz dhune Saliu dhe është frikacak, e njoh nga afër unë. Ka një pikëpyetje që ne nuk e dimë. Kush e vonoi gazin lotsjellës? Sa u fut Saliu brenda shpërtheu gazi lotsjellës”, tha Ngjela.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.