“Vepra më komplekse…”/ Rama nxjerr pamjet me dron: Ja ecuria e punimeve për Unazën e Madhe në “Astir”






Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e kapura me dron duke treguar ecurinë e punimeve për Unazën e Madhe, në zonën që njihet ndryshe si “Astiri”. 

Kreu i qeverisë shkruan se në këtë zonë po realizohet vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare.

“Ja ecuria e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit, ku po realizohet vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare”, shkruan Rama.

Sjellim në vëmendje që për Unazën e Madhe pati protesta nga banorët e zonës, banesat e të cilave prekeshin nga projekti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *