Veprat dixhitale NFT për herë të parë në një ekspozim fizik

Një galeri tërësisht për veprat dixhitale të ashtuquajtura NFT (Non Fungible Token) është hapur në Nju Jork, duke u prezantuar si hapësira e parë e ekspozitës fizike në botë kushtuar kësaj teknologjie, që po tërheq gjithnjë e më shumë koleksionistë.

Çdo vepër, duke qenë për nga natyra jomateriale, paraqitet në një ekran gjigant ose me projeksion.

Punimet e pesë artistëve do të ekspozohen çdo ditë, me një rotacion ditor për 60 ditë, për gjithsej 300 krijues të ndryshëm, deri më 25 maj.

NFT-ja mundëson bashkangjitjen e certifikatës së vërtetësisë me cilindo objekt virtual, qoftë ky një imazh, foto, animacion, video, këngë, muzikë ose një artikull gazete.

Kjo certifikatë është teorikisht e paprekshme dhe nuk mund të kopjohet.

Ajo është dizenjuar duke përdorur të ashtuquajturën teknologji “blockchain”, që shërben si bazë për kriptovalutat, si bitcoin.

“Secila vepër e paraqitur në galeri do të dalë në ankand”, shpjegoi Ed Zipco, bashkëthemelues dhe drejtor i galerive Superchief, që prezantojnë punime dixhitale që prej vitit 2016.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *