Veprim për t’u duartrokitur, i riu boshnjak futet në mes të flakëve dhe shpëton gruan suedeze

Një i ri boshnjak, i quajtur Jasim Osmanoviç është duke u konsideruar si një hero në Suedi, pasi ka arritur të shpëtojë një grua nga zjarri masiv në një banesë.

Sipas raportimeve, banesa në Gotenburg, u përfshi nga zjarri mbrëmjen e djeshme. Një grua, e quajtur Ikram Issa Mahamed, nuk arriti të dilte në kohë nga banesa, duke u bllokuar brenda.

Në këtë moment ka ndërhyrë i riu boshnjak, i cili me vështirësi ka arritur të futet në banesë dhe të shpëtojë gruan. Për këtë veprim, Jasmin, ka fituar simpatinë e mediave dhe qytetarëve suedezë.

“Unë isha duke hëngër akullore kur pashë ndërtesën duke u djegur. Vrapova atje dhe menjëherë thirra shërbimet e shpëtimit. Ndihem pak krenar”, tha Osmanoviç, i cili gjithashtu njihet në këtë pjesë të Gotenburgut me pseudonimin “Miki”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *