“Veprimet barbare të Putin testojnë të gjithë njerëzimin…”

23:56 13/03/2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson foli me presidentin ukrainas Zelenskyy pasditen e kësaj të diele. Për mediat vendase, një zëdhënës i kryeministrit tha se Johnson kishte vlerësuar presidentin dhe popullin ukrainas për qëndrueshmërinë e tyre.

“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin. Udhëheqësit dënuan vrasjet e Brent Reynaud dhe ukrainasve të panumërt të pafajshëm, si dhe rrëmbimin e kryebashkiakëve të Dniprorudne dhe Melitopol. Kryeministri nënvizoi mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i japë Ukrainës”.

“Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndjekë më shumë opsione për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës, duke punuar me partnerët, përfshirë takimin e së martës së Forcave të Përbashkëta Ekspeditore në Londër. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t’i dhënë fund këtij konflikti katastrofik.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts