Versionet e reja të WhatsApp nuk e duan telefonin tuaj

10:45 23/08/2021

WhatsApp ka nisur testimet për versionet e aplikacionit në kompjuter macOS & Windows, tablet dhe iPad.

Versioni i ri testues ofron të gjitha veçoritë e aplikacionit tradicional të disponueshëm në telefon, por ka edhe disa shërbime të reja.

Numri i lartë i përdoruesve të versioneve të reja në pajisje të ndryshme i mundëson platformës të marr një reagim më të mirë dhe përmirësim të shërbimeve më shpejt.

Një nga ndryshimet është tek mesazhet zanore. Nëse do të nisni një mesazh ju do të shikoni valët e zërit dhe do të mund ta ndaloni, ridëgjoni mesazhin përpara se ta dërgoni.

Versioni i ri do t’i jap mundësinë edhe atyre që nuk kanë telefonin pranë të përdorin WhatsApp.

“Multi-device” (disa pajisje) është funksioni me të cilin kompania po punon për një eksperiencë më të mirë tek të gjithë përdoruesit. Kjo do t’ju lejojë të përdorin aplikacionin pa nevojën e lidhjes me celularin. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *