Versioni web i Threads bëhet më i lehtë për përdoruesit

15:40 03/11/2023

Versioni në web i Threads është në përmirësim.

Shefi i Instagram, Adam Mosseri postoi disa opsione të reja që janë shtuar për të lehtësuar navigimin e përdoruesve.

Në postimin e Mosseri shkruhet:

-Tani mund të redaktoni tekstin alternativ për fotot dhe videot  tuaja kur postoni nga versioni web.

-Kopjo dhe ngjit (copy, paste), tërhiq dhe lësho (drag, drop) fotot dhe videot në postim.

-Vendosni disa postime në një të vetëm.

-Shihni përgjigjet dhe ripostimet duke klikuar pëlqimet dhe shikimet në një postim.

Veç të tjerash, Mosseri ka kërkuar mendimin e përdoruesve si dhe komentet e tyre për opsionet që duan të shtojnë në platformë./tvklan.al






Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts