Vështirësitë e rifillimit të jetës sociale pas Covid-19

Më në fund, mund të trokasim sërish gotat me njëri-tjetrin! Më 23 prill, Andrew Pero që punon në një call-center në Angli, u takua me kolegët e tij në një pub në lagjen ‘Mayfair’ të Londrës. Dikur një aktivitet më se i zakonshëm, mbledhja së bashku për të pirë një gotë ishte një ditë e shënuar për këta qytetarë të një vendi të famshëm për pijetoret e tij.

“Një vit pa ndonjë kontakt me të tjerët, përveçse përmes një kompjuteri … Sigurisht, situata nuk është spontane sa më parë, pasi duhet të rezervosh një tryezë. Por takimi me njëri-tjetrin ishte thelbësor, sidomos për ata që jetojnë vetëm, gjë që është e zakonshme në një qytet si Londra”- thotë tha Pero.

Diku tjetër në ‘Mayfair’, kuzhinierja profesioniste franceze Hélène Darroze u takua për herë të parë pas shumë muajsh me stafin e saj në Londër. “Unë nuk isha në gjendje të festoja yllin tonë të tretë Michelin me punonjësit e restorantit tim në Londër. Lidhjet shoqërore janë kaq të rëndësishme për biznesin tonë! Ne u rihapëm më 18 maj, dhe tashmë jemi plotësisht të rezervuar për javët e ardhshme”- thotë Darroze.

Në Tel Aviv të Izraelit, Jonathan Cos është rikthyer që nga fillimi i prillit në klubin e tij të shahut. Ai nuk kishte luajtur për muaj të tërë kundër një kundërshtari. “Ndihem sërish gjallë. Është shumë e rëndësishme të kultivosh hobi, dhe madje të konsiderosh të praktikosh pasione të reja. Lojërat e shahut në kompjuter nuk e kanë zëvendësuar kurrë ngrohtësinë e shoqërisë në lagjen time”- thotë ai.

Britania e Madhe dhe Izraeli, po shohin që nga muaji prill rihapjen e aktiviteteve sociale. Ndërsa Franca sapo ka filluar që të hapë kafenetë, kinematë, muzetë dhe teatrot e saj. “Është e vështirë të kuptohet shkalla e shkëputjes nga të tjerët. Por me këtë pandemi ne kemi humbur ato që quhen ‘lidhje të dobëta’, nga të njohurit tanë jashtë familjes.

Ne jemi larguar nga miqtë. Nuk ka më takime të rastësishme nëpër darka, festa apo koncerte. E megjithatë, kjo është ajo që e bën jetën më të vlefshme për të jetuar”- thotë Anne Vincent-Buffault, historiane dhe autore e librit “Histoire sensible du touchcher” (Historia e ndjeshme e prekjes).

Po si mund të rifillojmë një jetë sociale të pasur me takime të ndryshme, të rastit? “Pas muajsh krize shëndetësore, mund të jetë krijuar një indiferencë e caktuar ndaj të tjerëve, veçanërisht për shkak të distancës fizike. Ne duhet ta rifitojmë ndjeshmërinë”-thotë Vincent-Buffault.

Sipas një sondazhi të kryer nga Santé Publique France gjatë vitit të kaluar, 1 në 5 qytetarë Francezë vuanin nga depresioni ose ankthi, ndërsa 65 për qind e tyre thanë se po përjetonin probleme me gjumin. Sipas studimit, ndjenja e vetmisë shoqërohet me këta tregues të një shëndetit mendor të degraduar.

“Zoom” dhe mjetet e tjera të komunikimit, kanë bërë të mundur ruajtjen e kontakteve me të dashurit tanë, teksa kanë qenë në zemër të veprimtarive të shumë kompanive. Por Mark Hunyadi, profesor dhe anëtar i komitetit të etikës në kompaninë e telekomunikacionit Orange paralajmëron:“Bota krejt dixhitale dhe diktati i aplikacioneve, mund të na çojë drejt një jete robotësh. Ne po jetojnë në një periudhë ku jemi bërë si pilotët e avionëve, që marrin informacione që vijnë vetëm nga ekranet.

Karantina e ka përshpejtuar këtë proces duke ndryshuar marrëdhëniet e besimit. Ka ardhur koha që të dalim nga flluska jonë, të ri-zbulojmë besimin që na lidh me botën”- thoët ai. Sociologu Jean-Claude Kaufmann, autor i librit “C’est fatigant la liberté … Une leçon de la kriza (“Liria është sfilitëse… një mësim nga kriza”), thekson dy fenomene:“Kur kriza bëhet serioze, ka një gatishmëri për t’u ngritur, për të shkuar përtej vetes dhe për të arritur tek të tjerët. Sidoqoftë, unë vërej impulse kontradiktore. Nga njëra anë,është tundimi i asaj që unë e quaj një “shoqëri e butë”: të vendosesh të banosh në fshat, për të thyer ritmin frenetik të jetës së qytetit, për të krijuar një fshikëze mbrojtëse, për të medituar, etj.

Nga ana tjetër, ekziston një energji e tejmbushur, siç janë të rinjtë që duan të ndërtojnë diçka në këtë shoqëri … Në këtë grupim mund të shfaqet zemërimi, pasi të rinjtë janë ata që e kanë paguar koston e lartë të kësaj krize shëndetësore”.

Abigail Taugwalder, krijuese e linjës “Asagiri Beauty” dhe një mësuese e jogës me banim në Paris, nuk ka pushuar së dhëni këshilla për t’u rilidhur me të tjerët. Me klientë në të gjithë botën dhe me një familje të shpërndarë në Zvicër, Angli dhe Japoni, ajo ishte në shumë aspekte e përgatitur për pandeminë.

“Unë jetoja në Japoni, ku mbajtja e një maske në rastin e prekjes nga gripi ka qenë prej kohësh pjesë e jetës së përditshme. Gjithashtu, unë mësova të integrohem në shoqërinë japoneze. Klasat e mia të jogës nuk e zëvendësuan atmosferën e studios.

Por ato më dhanë synimin për t’u zgjuar herët, dhe për t’u angazhuar në rituale që më bënin të ndihesha mirë mendërisht. Këto klasa na lejuan të shkëmbenim shumë përvoja, dhe tani ideja është që të takohemi fizikisht”-thotë ajo. Kultura dhe aktivitetet e kohës së lirë në grup, të cilat kanë munguar në axhendat tona për muaj, janë justifikime kryesore për t’u rilidhur me të tjerët./Marrë me shkurtime nga “Les Echos” / bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *